Me valle dhe daulle, Rama inauguron rrugën Qukes – Qafë Plloçë(Video)

Rruga Qukës-Qafë Plloçë hapet këtë të premte. Prej orës 11:00 ky aks rrugor do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet. Në hapjen e këtij aksi rrugor është pranishëm kryeministri Rama dhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku.

Banorë të zonës ishin mbledhur për të pritur kreun e qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar këngët e vallet dhe ushqimet tradicionale për të celebruar këtë moment.

Segmenti i ri, me një gjatësi prej 43 kilometrash, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës, duke përfshirë ndërtimin e mbi 20 urave, mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë.

Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkruhet vetëm për 2 orë e 30 minuta. Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.