Rama shkarkon Veliajn, zgjedh Ogerta Manastirliun

Numri i bashkive që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme ka shkuar në gjashtë. Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, që mbetën pa kryetarë pas zgjedhjes së tyre si deputetë më 11 maj, tre të tjera pritet të bashkohen në këtë proces: Tirana, Vlora dhe Cërriku.

Në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka propozuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare bashkie, pas largimit të Erion Veliajt, i arrestuar në shkurt. Në Vlorë, dorëheqja e papritur e Ermal Dredhës ka lënë bosh postin e drejtuesit lokal, ndërsa në Cërrik, Andis Salla është emëruar ministër i Bujqësisë në qeverinë “Rama 4”.

Rama: “Pjesë e jonë është ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Asnjë ndryshim në legjislacionin e drejtësisë, sa i nevojshëm të duket nga ne, nuk do të merret me votat tona, pa marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian. Kjo që kemi është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë 2030 në BE dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi të sakatuar nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë iluzion, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj të vendosmërisë. Të gjitha rrugët e tjera nxjerrin mbrapsht, te gropa thithëse e drejtësisë.

Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar.

I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë”.

Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bahskisë Tiranë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.