Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT. Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024.
Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti.
Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori.
Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.
Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse.
Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri. Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare.
Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.
