Ishte fshehur në rezervën e karburantit/ Mjeti i mbushur me 23 kg dr*gë në Shqipëri ndalohet nga policia greke! 

Një automjet i mbushur me drogë në Shqipëri është ndaluar nga policia greke në Selanik. Autoritetet fqinje kishin siguruar informacion në lidhje me një 41-vjeçar shqiptar, i cili kryente trafik droge Shqipëri-Greqi.

Mjeti i tij është ndaluar në Selanik, pasi kishte hyrë përmes një pike doganorë nga vendi ynë.

Gjatë kontrollit me rreze X të automjetit, në rezervën e karburantit, u gjetën dhe sekuestruan 12 pako që përmbanin 23 kg 450 gram marijuanë.

Gjithashtu gjatë kontrollit personal, 41-vjeçarit shqiptar i’u sekuestruan edhe 1000 euro dhe 1 celular.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.