Sonte në mbrëmje në datë 4 shkurt 2026 janë regjistruar lëkundje sizmike në qarkun e Korçës. Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën Drenove- Hoçisht – Bilisht- Korçë, bazuar në të dhënat e Institutit të Gjeo-Shkencave.
Magnituda maksimale e lëkundjeve sizmike ishte 4.1-4.2 ballë, ndërsa thellësia ishte 5-15 km.


