Termeti shkund Korçën ,ja epiqendra…

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, në orën 19:50, në vendin tonë. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë në afersi te fshatit Hoçisht me një thellësi prej rreth 10 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen më të forta në zonat përreth.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Bilishtit, i cili ndodhet shume prane epiqendrës.

Banorët e qytetit te Korçes kanë pohuar se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe zgjatën për disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.