Pashkët Ortodokse/ Fluks emigrantësh në Kapshticë, qytetarët: “Kemi mbi një orë në pritje

Në vigjilje të Pashkës ortodokse emigrantët shqiptarë kanë marre rruget për tu kthyer në atdhe e për të festuar me familjarët e tyre ndersa ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga autoritetet shqiptare, janë marrë masa për të përballuar situatën, duke shtuar numrin e sporteleve.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve të fundit në territorin shqiptar përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 7475 shtetas, ndërsa kanë dalë 2741 shtetas, duke konfirmuar një rritje të ndjeshme të hyrjeve në raport me daljet.

Autoritetet kufitare kanë shtuar sportelet në funksion dhe po punojnë me kapacitete të plota për të përballuar fluksin, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët.

Fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa afrimi i Pashkës Ortodokse tradicionalisht shoqërohet me rritje të hyrje-daljeve në pikat kufitare, veçanërisht në juglindje të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: