Përgatitjet për pashkët/ Tradita e besimtarëve ortodoksë në Korçë ,nga suveniret tek mishi i qengjit…

Korça është mbushur këtë fundjavë nga qindra turiste dhe vizitorë, të cilët kanë zgjedhur këtë qytet për të festuar Pashkën ortodokse por edhe për të pushuar.  Pashka është festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ndërsa në Korçë ajo kremtohet masivisht. Familjet korçare kanë ditur të respektojnë ritet dhe të ruajnë traditat e zakonet. 

Traditë është edhe blerja e suvenireve prej qeramike e balte si edhe mishi i qengjit, për shkak se kjo kafshë është simbol i së mirës, i qetë dhe i pastër. 

Dreka nënkupton se duhet që të bashkohen të gjithë në një tavolinë, që të jenë sa më pranë me njerëzit e dashur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: