Monika Lubonja: “Në komunizëm nuk bëja dot film me gjoksin jashtë, as puthje nuk shkëmbenim dot”

Jeta e gruas shqiptare në komunizëm ishte e ndarë midis dy realiteteve: nga njëra anë, u promovua pjesëmarrja e saj në jetën publike dhe ekonomike, nga ana tjetër, kontrolli mbi jetën personale, trupin dhe seksualitetin e saj ishte i fortë dhe i pandërprerë.

Pas viteve 1960, shteti shqiptar inkurajoi masivisht punësimin dhe arsimimin e grave. Megjithatë, këto role nuk ishin shprehje e vetëvendosjes individuale, por e politikës së Partisë së Punës për “emancipimin e kontrolluar”.

Seksualiteti ishte një temë tabu në Shqipërinë komuniste. Edukimi seksual mungonte, dhe bisedat rreth seksit ishin të ndaluara. Aborti ishte i paligjshëm dhe gratë që ngeleshin shtatzëna jashtë martese stigmatizoheshin dhe shpesh ndëshkoheshin.

Trupi i gruas nuk i përkiste asaj, por ishte subjekt i normave moralizuese dhe politikave pronataliste. Megjithatë në rrëfime të ndryshme gratë shprehen se kanë pasur jetë më të mirë seksuale.

Aktorja e njohur Monika Lubonja rrëfeu në Top Story ka rrëfyer sesi ka qenë kinematografia në kohën e komunizmit.

“Në atë kohë aktorët dhe regjisorët dënoheshin për ato skena. Kur shikoja për shembull teatër popullor të atyre viteve dhe kam parë ‘Natën e 12’, dhe kam qenë shumë e dashuruar kur shihja në skenë momentet e monologut, se po ndjeja që dy aktorët po dashuroheshin.

Kur bëra filmin tim të parë në vitet ’90 dhe putha Ndriçim Xhepën, mendova se duke puthur një mit… po ka akoma nga ato zonja që thonë ke puthur burrin tim.

Por ne ende nuk jemi të emancipuar sa i përket filmave me këto skena. Unë puthjen e realizova, por film me gjoksin jashtë nuk e bëra dot”, tha ajo.

“Termet” në Milani” /Largohet Igli Tare dhe te gjithë drejtuesit pasi nuk siguruan pjesmarjen në Champions

Milani ka nisur një revolucion të vërtetë pas mbylljes katastrofike të sezonit në Serie A, duke shkarkuar trajnerin Massimiliano Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, administratorin Giorgio Furlani dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada.

Vendimi erdhi menjëherë pas humbjes 2-1 në “San Siro” ndaj Cagliarit në javën e fundit të kampionatit, një rezultat që i kushtoi kuqezinjve kualifikimin në Champions League. Milanit i mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar objektivin, por skuadra u përmbys në pjesën e dytë nga një Cagliari pa asnjë objektivë, që e kishte siguruar më herët mbijetesën në Serie A.

Në deklaratën zyrtare të klubit, drejtuesit e Milanit e cilësuan sezonin si “një dështim të padiskutueshëm”, duke pranuar se fundi i kampionatit ishte shumë larg pritshmërive të klubit.

“Është koha për ndryshim dhe për një riorganizim të thellë të sektorit sportiv”, thuhet në reagimin e klubit italian.

Igli Tare kishte mbërritur te Milani vetëm verën e kaluar së bashku me Allegrin, por projekti i nisur prej tyre u mbyll brenda një sezoni. Sipas mediave italiane, pronari Gerry Cardinale ka vendosur të rindërtojë totalisht strukturën drejtuese të klubit, ndërsa Zlatan Ibrahimovic pritet të mbetet pjesë e projektit të ri.

Allegri e mbylli aventurën me 22 fitore, 10 barazime dhe 10 humbje në 42 ndeshje zyrtare, por rezultatet e javëve të fundit sollën vendimin drastik të klubit.

Ndërkohë, emri i Igli Tares është përmendur ditët e fundit edhe në zhvillimet politike në Shqipëri. SPAK ka lëshuar dy fletëthirrje për ish-sulmuesin e Kombëtares në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe vëllai i tij, Agron Tare, për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen.

Aktorja dhe modelja e njohur:“Nuk do dilja kurrë me dikë që punon me llac e tulla…

Nuk është problemi pjesa fizike, është tek pjesa e standardit dhe…” E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Vivien Thano. Ajo tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga personazhet e njohur të showbizit si Getinjo, Mozzik apo Juliana Nura, por dhe shumë të pathëna të tjera…

A do të lidheshe me një person që nuk ka kompani ndërtimi, por është personi që punon në kompani ndërtimi, me tulla dhe llaç?

Unë kam arritur në një stad të jetës sime, që unë vetë punoj dhe mundohem që të kem një farë statusi në shoqëri. Dua që personi që unë kam në krah të jetë si unë, ose pak më lart se unë. Se ndryshe do vijë një moment që do ngecë, jam e sigurt për këtë gjë.

Nuk është problemi pjesa fizike, është tek pjesa e standardit. Unë e di dhe jam e sigurt që nuk mund të dashurohem me një person të tillë. Nuk më lidh asgjë. Bëjmë jetë shumë të ndryshme.

Radhë kilometrike në Qafë Thanë, Alarm për sezonin turistik në Pogradec

Teksa Pogradeci ka nisur të presë pushuesit e parë të sezonit veror, situata në pikën kufitare të Qafë Thanës po kthehet në një shqetësim serioz për turizmin në zonë. Radhët kilometrike dhe pritjet e gjata në kufirin me Maqedoninë e Veriut po krijojnë vështirësi për qytetarët dhe vizitorët që zgjedhin qytetin liqenor për pushime.

Edhe pse mes dy vendeve është arritur

një marrëveshje për kontroll të përbashkët kufitar, me synimin për të lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur vonesat, në praktikë situata mbetet problematike dhe ende nuk ka sjellë rezultatet e pritshme.

Përballë kësaj gjendjeje, drejtuesi i Bashkisë së Pogradecit i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndërhyjë urgjentisht për normalizimin e qarkullimit në pikën kufitare, duke e konsideruar këtë çështje jetike për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Nga ana tjetër, operatorët turistikë raportojnë interes të lartë për pushime në Pogradec gjatë kësaj vere.

Sipas tyre, rezervimet janë në nivele të kënaqshme, ndërsa vihet re edhe një rritje e numrit të turistëve të huaj, kryesisht nga Anglia, Franca dhe Greqia.

Pogradeci pritet të hapë zyrtarisht sezonin veror më 6 qershor, me organizimin e aktiviteteve të shumta artistike, kulturore dhe festive, që synojnë të tërheqin vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë verës.

6 Qershor/ Karnavalet në Korçë 🎭

Në Korçë kanë nisur përgatitjet për festën simbol te qytetit ,karnavalet…te cilat çelin sezonin turistik veror. Rikthimi i kësaj feste popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Ku spikatin maskat e kostumet e larmishme dhe plot ngjyra…Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.

Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. 

Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.

Ndërsa më datën 6 Qershor 2026, 

qendra e qytetit dhe jo vetem do pushtohet nga personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë, ndërsa nuk mungojne as ballot me maska dhe serenatat tradicionale korçare. Grupe vendase, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit zbresin në bulevardin Republika ,Pedonale për të vazhduar performancat në pazarin e vjetër karakteristik të qytetit për të ngritur peshë një atmosferë speciale…

Çpo ndhodh në Korçë/ Bllokohen llogaritë e Fabrikës historike me 100-vite histori,preken 130 punonjës…

Biznesi shqiptar po përballet me forma të tjera dhune. Jo me leva hekuri në rrugë, por me leva financiare dhe administrative në zyra. Birra Korça” është një markë historike shqiptare.

Është simbol i traditës industriale shqiptare. Është një nga kompanitë më korrekte në pagesën e detyrimeve fiskale. Është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë e rajonit të Korçës dhe në buxhetin e shtetit.

Kur goditet një biznes i tillë, mesazhi që u jepet investitorëve është dramatik, askush nuk është i sigurt nga arbitrariteti administrativ.

Dëmtohen ekonomitë familjarë të 130 punonjësve që mbahen me pagat që marrin në këtë fabrikë.

Dëmtohen të ardhurat buxhetore, duke qenë se Birra Korça kontribuon me mbi 50% të të ardhurave në doganën e Korçës.

Dëmtohen dhjetëra furnitorë dhe biznese të vogla që lidhen me zinxhirin ekonomik të prodhimit dhe shpërndarjes.

Dëmtohet konsumatori shqiptar.

Dëmtohet turizmi.

Dëmtohet prodhimi autentik shqiptar.

Dëmtohet klima e biznesit.

Sepse askush nuk investon në një vend ku administrata mund të të bllokojë llogaritë pa transparencë, pa komunikim, pa respektuar afatet ligjore dhe pa shpjeguar qartë burimin e pretendimeve financiare.

Shqetësues nuk është vetëm fakti i bllokimit, por mënyra sesi është kryer ai.

Nëse pretendimet e “Birra Korça” rezultojnë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshëm, ku administrata tatimore nuk vepron si institucion ligjor, por si mekanizëm presioni.

Dhe kur administrata kthehet në instrument presioni, shteti ligjor hyn në krizë.

Në çdo demokraci normale, tatimet kanë për detyrë të mbledhin të ardhura për shtetin duke respektuar ligjin dhe procedurat, jo të shkatërrojnë subjektet ekonomike përmes terrorit burokratik.

Pikërisht për këtë arsye, deklaratat e kryeministrit për “paqen fiskale” tingëllojnë sot edhe më kontradiktore.

Gjatë prezantimit të kësaj nisme, Rama deklaroi se qëllimi i qeverisë nuk duhet të jetë “ushtrimi i presionit mbi sipërmarrjen”, por krijimi i një marrëdhënieje besimi dhe bashkëpunimi mes biznesit dhe administratës tatimore.

Më tej, ai tha: “Ne nuk duam të rrisim të ardhurat duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen.”

Dhe sërish:

“Synimi është një urë komunikimi e shëndetshme mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore.”

Por çfarë ure komunikimi është kjo, kur biznesi njoftohet për bllokimin e llogarive përpara se të marrë shpjegime?

Çfarë paqeje fiskale është kjo, kur tatimpaguesi trajtohet si armik?

Çfarë sigurie juridike ekziston, kur një kompani me histori gati 100-vjeçare vihet në rrezik paralize financiare përmes procedurave të dyshimta?

Dukshëm, porosia politike e kryeministrit ose është injoruar nga administrata tatimore, ose administrata ndjen se mund të veprojë mbi ligjin dhe mbi frymën e qeverisë.

Dhe kjo është edhe më alarmante.

Sepse krijon bindjen se në Shqipëri ekziston ende një shtet paralel burokratik, që nuk kontrollohet nga askush dhe që mund të godasë kë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë.

Pse u vërsulën tatimorët ndaj “Birra Korça” me bllokime llogarish përkundër frymës së “paqes fiskale”?

Pse nuk u prit zbatimi i mekanizmave ligjorë të dialogut dhe marrëveshjes?

Pse nuk u respektuan afatet procedurale?

Pse nuk iu dhanë kompanisë shpjegime të qarta mbi detyrimet e pretenduara?

Dhe mbi të gjitha, kush mban përgjegjësi nëse rezulton se kemi të bëjmë me një akt arbitrar që ka shkaktuar miliona euro dëme?

Këto pyetje kërkojnë përgjigje. Në fund të fundit, një shtet që godet biznesin e ndershëm, godet vetveten.

Për 5 vjet, birra që riktheu festën historike të qytetit u vu për 5 vite nën kontroll, presion dhe gjoba fiktive. Në vend që të mbështetet, sulmohet nga shteti me kontrolle të njëpasnjëshme.

Por, çdo gjë ka një kufi. Mjaft. Mjaft. Mjaft./Gazeta Panorama/

Korça në rënie të lirë / E para në Republikë për mbylljen e bizneseve të vogla 📉

Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi dhe tkurrje ne qarqet e tjera. Numri i bizneseve me 1 deri në 4 punonjës në Shqipëri është rritur lehtë në vitin 2024 me vetëm 1% në krahasim me një vit më parë, por shpërndarja sipas qarqeve ishte me rënie në shumicën e tyre në sinkron më lëvizjet e popullsisë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, nga 12 qarqe të vendit në 8 prej tyre numri i bizneseve me 1–4 punonjës ka shënuar rënie.

Reduktimi në 2024 ishte më i theksuar në Korçë me 312 biznese më pak ose −5.21% në raport me 2023. Pas saj vijnë Elbasani me minus 302 biznese ose −4.07% dhe Gjirokastra me minus 48 biznese ose me rënie 2%.

Qarqet si Shkodra, Dibra, Berati, Fieri dhe Kukësi shënuan ulje të lehta që variojnë nga −0.55% deri në −1%.

Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e aktivitetit ekonomik. Tirana ka shtuar 1,489 biznese të vogla brenda një viti, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.81%. Ky është kontributi më i madh në rritjen kombëtare dhe tregon një përqendrim të vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes në zonën metropolitane.

Edhe Durrësi dhe Vlora shënojnë rritje. Durrësi ka regjistruar 286 biznese më shumë (+2.46%), ndërsa Vlora 152 më shumë (+1.55%). Këto të dhëna përforcojnë tendencën e zhvillimit ekonomik nga turizmi në zonat bregdetare.

Lëvizjet e brendshme të popullsisë dhe emigrimi jashtë vendit po pakësojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në qarqet më pak të zhvilluara.

Bizneset e vogla 1–4 punonjës janë një tregues i rëndësishëm i vitalitetit të ekonomik dhe social në komunitete, pasi ato janë kryesisht familjare dhe të lidhura ngushtë me kërkesën lokale. Kur këto biznese rriten, zakonisht ka rritje të konsumit lokal, rritje popullsie dhe optimizëm ekonomik, e kundërta ndodh kur pakësohen pasi zakonisht ka tkurrje demografike,

rënie te aktivitet ekonomik pasivitet ekonomik dhe varfërim social.

Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që shënuar rritje të ndjeshme të popullsisë përmes migrimit të brendshëm, duke tërhequr pjesën aktive nga qarqet si Dibra, Kukësi, Gjirokastra apo Elbasani. Kjo rritje e popullsisë urbane ndikon drejtpërdrejt në kërkesën për shërbime, dhe rritjen e nevojës për biznese të vogla në fushat si gastronomia, transporti, teknologjia dhe shërbimet për qytetarët./Monitor

E trishtë! Qytetit të shkollës së parë shqipe i mbyllen 22 shkolla në 5 vite

Korça, e njohur si qyteti ku u hap shkolla e parë shqipe “Mësonjëtorja e Korçës” dhe si kryeqendra e juglindjes, po përballet sot me një krizë të dukshme në fushën e arsimit. Çdo vit, gjithnjë e më shumë institucione arsimore po mbyllin dyert e tyre.

Shkaku kryesor lidhet me shpopullimin dhe rënien e ndjeshme të lindshmërisë.

Sipas të dhënave të bëra publike së fundmi, vetëm gjatë pesë viteve të fundit në qarkun e Korçës janë mbyllur të paktën 22 shkolla.

Ky fenomen ka goditur rëndë sidomos fshatra si Dardha, Boboshtica dhe Polena, ku dikur shkollat numëronin mbi 200 nxënës, ndërsa sot janë shuar plotësisht.

Në Polenë për shembull, nxënësit e vitit të ri arsimor do të jenë të detyruar të ndjekin mësimet në një shkollë tjetër, pasi ajo e fshatit është mbyllur.

Edhe Drejtoria Vendore e Arsimit në Korçë e pranon këtë situatë, duke e justifikuar me numrin tepër të ulët të nxënësve që nuk lejon më funksionimin e shkollave. Mbështetja ekonomike për familjet e reja mund të jetë një indikator nxitës që çiftet të kenë më shumë fëmijë.

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, i mituri është përplasur nga një automjet pranë shkollës ku studionte, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Raportohet se automjeti drejtohej nga shtetasi P. B., 61 vjeç, i identifikuar si regjisori dhe producenti Petri Bozo, djali i Luljeta Bozos, inxhiniere, pedagode dhe ish-deputete socialiste.

Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme dhe për të dhënë shpjegime lidhur me aksidentin.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”. Grupi hetimor dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.