“Termet” në Milani” /Largohet Igli Tare dhe te gjithë drejtuesit pasi nuk siguruan pjesmarjen në Champions

Milani ka nisur një revolucion të vërtetë pas mbylljes katastrofike të sezonit në Serie A, duke shkarkuar trajnerin Massimiliano Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, administratorin Giorgio Furlani dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada.

Vendimi erdhi menjëherë pas humbjes 2-1 në “San Siro” ndaj Cagliarit në javën e fundit të kampionatit, një rezultat që i kushtoi kuqezinjve kualifikimin në Champions League. Milanit i mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar objektivin, por skuadra u përmbys në pjesën e dytë nga një Cagliari pa asnjë objektivë, që e kishte siguruar më herët mbijetesën në Serie A.

Në deklaratën zyrtare të klubit, drejtuesit e Milanit e cilësuan sezonin si “një dështim të padiskutueshëm”, duke pranuar se fundi i kampionatit ishte shumë larg pritshmërive të klubit.

“Është koha për ndryshim dhe për një riorganizim të thellë të sektorit sportiv”, thuhet në reagimin e klubit italian.

Igli Tare kishte mbërritur te Milani vetëm verën e kaluar së bashku me Allegrin, por projekti i nisur prej tyre u mbyll brenda një sezoni. Sipas mediave italiane, pronari Gerry Cardinale ka vendosur të rindërtojë totalisht strukturën drejtuese të klubit, ndërsa Zlatan Ibrahimovic pritet të mbetet pjesë e projektit të ri.

Allegri e mbylli aventurën me 22 fitore, 10 barazime dhe 10 humbje në 42 ndeshje zyrtare, por rezultatet e javëve të fundit sollën vendimin drastik të klubit.

Ndërkohë, emri i Igli Tares është përmendur ditët e fundit edhe në zhvillimet politike në Shqipëri. SPAK ka lëshuar dy fletëthirrje për ish-sulmuesin e Kombëtares në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe vëllai i tij, Agron Tare, për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.