Policia e Devollit ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit që përfshihej në aksidentin fatal të ndodhur në aksin rrugor Korçë–Bilisht, ku humbi jetën këmbësori 62-vjeçar, Lavdim Shtira.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi Florenc Pajo, 47 vjeç, banues në fshatin Sul të Devollit, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45 pranë kryqëzimit të fshatit Tren, ku automjeti i drejtuar nga 47-vjeçari përplasi këmbësorin Lavdim Shtira rreth 62 vjeç. Sipas policisë, viktima sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër në momentin e aksidentit.
