“Baza është familja”/ Mitropoliti i Korçës me reagim të fortë për trajtimet hormonale: “Dëmtojnë shoqërinë…”

Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, u bëri thirrje prindërve që të tregojnë kujdes të veçantë për edukimin dhe formimin e fëmijëve, duke theksuar se familja mbetet institucioni më i rëndësishëm në transmetimin e besimit, traditës dhe vlerave morale te brezat e rinj.

Në mesazhin e tij, Mitropoliti nënvizoi rolin qendror të prindërve në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, duke theksuar se askush nuk mund të kujdeset për ta me të njëjtin përkushtim si familja.

Sipas tij, janë prindërit ata që mbajnë gjallë rrënjët, besimin dhe shembullin e brezave të mëparshëm, duke përcjellë vlera që ndikojnë në formimin e identitetit të fëmijëve.

Imzot Anastasi shprehu shqetësim edhe për ndikimet që, sipas tij, mund të bien ndesh me vlerat tradicionale familjare.

Ai theksoi se shkolla dhe institucionet e tjera jo gjithmonë përputhen me parimet dhe edukatën që familjet synojnë t’u transmetojnë fëmijëve të tyre.

Mitropoliti vuri theksin te përgjegjësia e prindërve për të rritur fëmijë jo vetëm të shëndetshëm fizikisht, por edhe të formuar shpirtërisht, me karakter të fortë, urtësi dhe ndjenja morale. Sipas tij, edukimi nuk duhet të kufizohet vetëm në njohuritë akademike apo aktivitetet jashtëshkollore, por duhet të përfshijë edhe zhvillimin e ndërgjegjes dhe personalitetit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.