Tensione dhe simbole të forta janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Parlamentit, ku protestuesit kanë ndërmarrë një tjetër akt simbolik kundër klasës politike.
Një grup qytetarësh vendosi pranë hyrjes së Parlamentit disa kosha plehrash, mbi të cilët ishte vendosur mbishkrimi “Parlamenti”, duke përcjellë mesazhin se institucioni më i lartë ligjvënës në vend nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve.
Mes thirrjeve dhe pankartave kundër qeverisë, protestuesit u shprehën se ky veprim simbolik pasqyron pakënaqësinë e tyre ndaj vendimmarrjes politike dhe situatës në vend. “Ky është vendi juaj”, dëgjohej të thoshin disa prej tyre, teksa drejtonin akuzat ndaj deputetëve dhe përfaqësuesve të mazhorancës.

