Së fundmi, emri i Gjergj Lucës është vendosur në qendër të debatit publik dhe të sulmeve në rrjetet sociale, pas qëndrimeve të tij në mbështetje të qeverisë aktuale. Në një shoqëri demokratike, ku secili gëzon të drejtën të shprehë bindjet dhe pikëpamjet e veta, polemikat kanë marrë përmasa të gjera edhe në platformat sociale.
Në videon e saj, TikTokerja shpreh kritika të forta dhe i kërkon Lucës të japë shpjegime për mënyrën se si është krijuar pasuria e tij ndersa mendon qe pas tij fshihen politikanet…
Mes të tjerash, ajo thotë: “Ktheja pasurinë popullit që s’ka bukë të hajë”, “Trego ku i ke gjetur lekët” dhe pretendon se qytetarët kanë punuar për 50 vjet dhe mezi marin 100 mije .
Burbuqja përdor gjithashtu një gjuhë të ashpër, duke deklaruar se “keni pirë gjakun e popullit”, ndërsa përmend edhe zgjerimin e aktivitetit të biznesit të Gjergj Lucës në disa qytete të vendit ku thote qe ka marre gjysmen e Elbasanit dhe tani po shkon edhe ne Fier.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka nxitur diskutime dhe komente të shumta.
