‘Ilaçet më kushtojnë 120 mijë lekë, ndihma është 82 mijë’ – Rrëfimi i koleksionistit Korçar: “Patronazhistët kontrollojnë edhe kempet

Koleksionisti i njohur Korçar Gjergji Thimo ka bërë një denoncim publik duke pretenduar se është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi i i kempeve, pavarësisht problemeve të rënda shëndetësore që, sipas tij, e kanë lënë me aftësi të kufizuara për të bërë një jetë normale.

Ai thotë se ka kaluar një infarkt të miokardit, vuan nga ishemia dhe insuficienca kardiake, ka kryer dy ndërhyrje bypass dhe se zemra e tij funksionon vetëm në masën 45%. Sipas qytetarit, ndihma ekonomike që përfiton nuk mjafton as për të mbuluar shpenzimet mujore të ilaçeve.

“Vetëm ilaçet më kushtojnë rreth 120 mijë lekë, ndërsa përfitoj vetëm 62 mijë lekë. Më kanë klasifikuar me një mbështetje që nuk përputhet me gjendjen time shëndetësore”, shprehet ai.

Në denoncimin e tij, qytetari ngre akuza edhe ndaj Bashkisë Korçë, duke pretenduar se procesi i vlerësimit të përfituesve ndikohet nga një zyrë monitorimi dhe patronazhistë. Ai pretendon se disponon një listë me 45 raste të tjera andej nga pazari për të cilat thotë se ka pasur trajtime të pabarabarta në skemën e ndihmës sociale.

“Kam nje liste me 45-veta ne pazari ,ku ka nga ata qe jane pa asnje vlere kane 2 veta ne familje me kempe invaliditeti me 270 mije lek kurse kete zoterine me epilepsi nje tjeter me kembe te prere mua me infakt te miokardit marrin ndihmë minimale. Kjo është padrejtësi”, deklaron ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.