Shoqërohet Arben Kola ,‘Shifni si e marrin policët,e ngriten ne ajer totalisht…

Në protestën e zhvilluar këtë të hënë pranë godinës së Kuvendit, Policia ka degeneruar në përplasje fizike me protestuesit. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve për shpërndarjen e turmës, situata ka shënuar momente të tensionuara, ku disa qytetarë janë shoqëruar drejt komisariatit.

Në pamjet nga vendngjarja shihen disa prej protestuesve të shtrirë në tokë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat kanë krijuar një kordon sigurie për të rimarrë kontrollin e zonës.

Përplasjet nisën teksa protestuesit tentuan të çajnë rrethimin e policisë, çka solli një reagim të menjëhershëm të efektivëve të fushës dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një shifër zyrtare për numrin e saktë të personave të shoqëruar apo për shkaqet e sakta që sollën përshkallëzimin e situatës, ndërsa tensionet vijojnë të mbeten të larta në perimetrin përreth parlamentit.