Karrotreci përmbyset gjatë transportit të një makine në Librazhd–Elbasan…

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të dele në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec i cili po transportonte një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, karrotreci kishte shkuar për të tërhequr një mjet i cili më herët kishte pësuar një defekt gjatë lëvizjes. Por fatkeqësisht gjatë transportimit, ai është aksidentuar, duke shkaktuar vështirësi dhe kufizim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.