Skënderbeu bie në miqësore, Partizani triumfon me dy gola ne Pogradec

Partizani ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 37-të, kur kapiteni Xhuliano Skuka u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi mbante fanellën me numrin 34, që më parë i përkiste Saliu Sembene,

i cili është larguar nga Partizani pas përfundimit të kontratës.

Golin e dytë dhe të qetësisë për ekipin e Florin Bratut e realizoi Rouen Hjumen në minutën e 81-të, duke vulosur fitoren 2-0 ndaj skuadrës së drejtuar nga Julian Ahmataj.

Ky ishte suksesi i parë për Florin Bratun në krye të Partizanit, pas humbjes 2-1 në miqësoren e kaluar ndaj Besës.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

PARTIZANI 2-0 SKËNDERBEU

37′(p) Skuka, 81′ Hjumen

Goli i Skukës: (VIDEO)

Goli i Hjumen nga “Partizani Channel”: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Qirko, Vata, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Doumbia, Ismaili, Human, Keko, Skuka, Sidibe Trajner: Florin Bratu

Skënderbeu: Alia; Vangjeli, Lleshi, Lagonidhi, Shaqe, Janaqi, Drame, Abubakae, Diallo, Bismark, Shkëmbi Trajner: Julian Ahmataj