“Maliqi shkrihet me Korçën, heshtje nga kryebashkiaku Gëzim Topçiu dhe deputeti Ilir Pendavinji”

Vendimi për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë ka nxitur reagime dhe debate të shumta mes qytetarëve dhe në rrjetet sociale. Megjithatë, deri tani bie në sy mungesa e çdo reagimi publik nga drejtuesit politikë që përfaqësojnë zonën.

As kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, dhe as deputeti i qarkut të Korçës, Ilir Pendavinji, nuk kanë dalë me një qëndrim publik lidhur me reformën territoriale që i jep fund ekzistencës së Bashkisë Maliq si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore ndersa kujtohen vetem ne kohe zgjedhjes dhe votimesh.

Ndërkohë, qytetarë dhe figura publike kanë ngritur shqetësime se reforma nuk është shoqëruar me konsultime reale me banorët dhe se mund të sjellë pasoja për përfaqësimin e zonave rurale.

Sipas kritikëve, problemi nuk është vetëm bashkimi administrativ, por edhe fakti se komunitete si Gora, Moglica, Pojani, Liboniku apo njësitë e tjera mund ta kenë më të vështirë të përfaqësohen në Këshillin Bashkiak të Korçës dhe të kërkojnë investime apo shërbime për zonat e tyre.

Po ashtu shtrohen pyetje mbi rritjen e burokracisë, largimin e vendimmarrjes nga qytetarët dhe autonominë që do të kenë njësitë administrative pas hyrjes në fuqi të reformës.

Në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra komente që e cilësojnë reformën si një vendim me prapavijë politike, ndërsa të tjerë argumentojnë se problemi më i madh mbetet shpopullimi i zonës, i shkaktuar nga mungesa e zhvillimit ekonomik, punësimit dhe shërbimeve bazë.

Pavarësisht debateve, deri në këto momente nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga kryebashkiaku Gëzim Topçiu apo deputeti Ilir Pendavinji për të sqaruar qëndrimin e tyre ndaj shkrirjes së Bashkisë Maliq dhe ndikimit që kjo reformë pritet të ketë për banorët e zonës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.