Zyrtare/ Skënderbeu prezanton Amadou Seydin, mbrojtësi francez firmos me bardhekuqtë

Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit francez Amadou Seydi. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar është lojtari më i ri i skuadrës bardhekuqe, duke përforcuar repartin defensiv për sezonin e ri.

Seydi vjen në Korçë pas eksperiencave në ligën e tretë franceze, ku ka qenë pjesë e ekipeve si Concarneau, Paris 13 Atletico dhe FC Sète 34.

Klubi bardhekuq i ka uruar mirëseardhjen futbollistit dhe suksese me fanellën e Skënderbeut, ndërsa pritet që ai të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.