Dhimbje e madhe për familjen dhe të afërmit e Olti Pishtarit, i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në aksin rrugor Korçë–Maliq, pranë Vloçishtit. Sipas raportimeve, ai ishte drejtuesi i automjetit që u përfshi në përplasjen fatale, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ceremonia mortore do të zhvillohet , mesditën e së enjtes, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit.
Aksidenti tronditi opinionin publik në Korçë, pasi përplasja ishte e fortë dhe rezultoi fatale për të riun. Po ashtu nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit “Audi”, Kristi Cenolli, si dhe një pasagjer që udhëtonte me të.
Këta të fundit thuhet se janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po marrin mjekim. Ndërsa fatmirësisht bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Organet hetimore po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.


