Aksident fatal në Korçë-Pogradec/ Përplasen “Benz”-i dhe “Audi”: “Vdes 26-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 01:00 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vloçisht.
Sipas Policisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues 26-vjeçarin me inicialet O. P., është përplasur me një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi K. C., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i “Audi”-t dhe një pasagjer që udhëtonte me të, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.