Ngjarja e rëndë e vrasjes së një të riu në qytetin e Korçës, na tronditi të tërëve. Në rradhë të parë i shprehim ngushëllimin familjes për humbjen e birit të tyre, një djali të mrekullueshëm që duhej dhe respektohej nga i gjithë komuniteti, duke ju lutur Zotit që t’i japë durim dhe tja lehtësojë dhimbjen!
Ngjarje të tilla tragjike kishte më shumë se një dekadë që nuk ndodhnin, prandaj kjo na pikëllon dhe ngre alarmin për vetëpërmbajtje dhe dhënien rëndësi të jetës së njeriut.
“Kush vret një njeri të pafajshëm, është sikur të kishte vrarë tërë njerëzimin.” Surah Al-Ma’idah (5:32)
Çdo i ri apo edhe i rritur duhet ta dijë që jeta e njeriut është emanet, atë e mer ai që e ka dhënë, prandaj çdokush që i mer jetën dikujt tjetër, njëkohësisht shkatërron edhe veten e tij, por edhe dy familjet.
Zoti i ruajt dhe i udhëzoftë të rinjtë tanë, që të edukohen me edukatë fetare, përgjegjësinë para ligjit, por edhe me vlera humane.
