Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Xhabije” të Shkodrës, ku dy persona dyshohet se kanë hyrë në banesën e një gruaje dhe e kanë dhunuar atë. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për dy persona të rinj, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në dhunimin e gruas.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Vajza ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Ngjarja mbetet e veshur me mister. Ajo që dihet është se sonte rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht
Vajza O. N., u dërgua dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
