Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Libonik të Maliqit, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës. Sipas të dhënave paraprake, personi ka përdorur merkurin e disa termometrave. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, mësohet se personi pritet të transportohet drejt Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa priten të dhëna të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të personit dhe dinamikën e ngjarjes.
