Tronditet Tirana/ 19-vjeçarja i jep fund jetës, nënës i thyhet zemra: “Nuk do të të harrojmë kurrë”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Shqipërisë pasi një vajzë rreth të 20-tave i ka dhënë fund jetës së saj duke lënë pas një plagë të madhe e të pashërueshme për familjen e të gjithë të afërmit.

Lajmin e rëndë e ka konfirmuar vetë mamaja e vajzës e cila përmes një reagimi prekës të bërë në rrjet njofton se e bija është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 19-vjeçare.

Të tronditur për ngjarjen e rëndë kanë reaguar zemërthyer dhe të afërmit e të resë, të cilët kanë ngritur pyetjen se si u nda nga jeta vajza e Ana Limajt. Kjo e fundit ka bërë me dije se Madalena 19-vjeçare i dha fund jetës së saj.