A është shtatzënë? Kiara Tito thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën…

Një foto e publikuar pak ditë më parë nga Kiara Tito, ku Luizi shihej me dorën mbi barkun e saj, mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin në aludime se çifti mund të ishte në pritje të fëmijës së dytë. Pamja u komentua gjerësisht dhe spekulimet pushtuan mediat rozë.

Pas ditësh zërash dhe komentesh, moderatorja ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë thashethemeve. Gjatë një momenti humoristik në spektaklin “Verë dhe Portokalle”, Kiara dhe Nevina Shtylla u pyetën nëse ndonjëra prej tyre ishte shtatzënë.

Kur pyetja iu drejtua Kiarës, ajo reagoi me humor, por edhe me një përgjigje të qartë: “Unë jo njëherë!”

Me këtë deklaratë, moderatorja hodhi poshtë aludimet që qarkullonin prej ditësh në rrjet, duke lënë të kuptohet se, të paktën për momentin, ajo dhe Luizi nuk janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.