Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë, ku një 20-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa po lahej në liqen.Sipas informacioneve paraprake, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, ndodhej së bashku me disa shokë kur dyshohet se është mbytur gjatë kohës që po lahej në liqen.
Njoftimi i Policisë:
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
