Pasi shkriu Maliqin deputeti Ilir Pendavinji shfaqet i buzeqeshur në Bulgarec

Deputeti socialist Ilir Pendavinji është shfaqur në Bulgarec, ku është takuar me banorë dhe ka dëgjuar nga afër problematikat që shqetësojnë zonën. Një vizitë që vjen në një moment kur emri i Pendavinjit është lidhur prej vitesh me politikën lokale në qarkun e Korçës.

Fillimisht si kryetar i Partisë Socialiste në Korçë, ku pasi u zgjodh deputet pyeste antaret akoma pa pune jeni ju..,..?

më pas si përfaqësues politik në zonën elektorale të Maliqit, Pendavinji ka qenë një nga figurat e njohura të socialistëve ku midis te tjerash u denoncua per shperndarje mielli nga ish- deputeti demokrat Spaho.

Tashmë, pas ndryshimeve territoriale dhe debatit të vazhdueshëm për riorganizimin e pushtetit vendor, deputeti është shfaqur në Bulgarec, por këtë herë për të dëgjuar shqetësimet e banorëve të zonës.

Por kjo dalje publike nuk ka kaluar pa ironi. “I kishin harruar fytyrën?” – është pyetja që mund të ngrihet nga banorët apo ndjekësit e politikës lokale, duke iu referuar lëvizjeve të tij në skenën politike të qarkut.

Nga Korça ku deshtoi me punesimet ne menyre spektakolare…te Maliqi pasi e shkriu si Bashki e tashmë shfaqet ne Bulgarec, Pendavinji vijon angazhimin politik në terren… por pyetja shtrohet a do të mjaftohen këto takime me dëgjimin e problemeve ndonjeherë ndersa iu ndrrohet zona pasi konsumohen atje ku kane ushtruar aktivitetin politik…?