Egnatia “në frymën e fundit”/ Lokili shënon në të 84-tën, VAR-i “shkakton ankth tek” tifozët !

Egnatia triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Skënderbeut, në një duel tepër të luftuar dhe me emocione deri në minutat e fundit. Kampionët e Rrogozhinës arritën të siguronin fitoren pas një goli të Lokilit në minutën e 84-t, pas asistit të Albaneses.

Goli solli jo pak ankth te tifozët vendas, pasi gjyqtari Cjapi bëri me dije se aksioni po verifikohej për një pozicion të mundshëm jashtë loje.

Verifikimi zgjati disa momente, pasi pozicioni ishte në limite. Në fund, vendimi ishte se goli ishte i rregullt, duke shpërthyer festa në kampin e Egnatias dhe duke sjellë dëshpërim te korçarët.

Një fitore e vuajtur për Egnatian, ndërsa Skënderbeu largohet pa pikë nga një përballje ku luftoi deri në fund.

Për më tepër, ndiqni pamjet e golit dhe momentet e verifikimit në VIDEO.

VIDEO

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.