“Ke shan nga roptë ti?”/ qytetari zbret nga makina dhe i thyen syzet shefit të policisë

Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur rreth një muaj më parë në Durrës, ku drejtori i Policisë së Fushë-Krujës, dhe ish-shef i Komisariatit Nr.1 në Tiranë Elton Shahini, është përfshirë në një konflikt me një qytetar gjatë qarkullimit në rrugë. Sipas të dhënave, Shahini po lëvizte me motor kur pati një konflikt verbal me drejtuesin e një automjeti. Në videon e publikuar, qytetari zbret nga makina dhe e godet me pëllëmbë.

Personi i identifikuar si Arjan Xheka, pronar i ish-hotelit “Mira Mare”, një prej hoteleve që u shemb në tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Durrës. Ky i fundit është filmuar duke goditur drejtuesin e motorit. Ngjarja nuk ka çuar në nisjen e një procedimi penal, pasi Shahini nuk ka bërë denoncim dhe përplasja është konsideruar si një konflikt mes palëve.

Videoja është bërë publike nga ish-deputeti Myslim Murrizi. Në pamje dëgjohet Shahini duke sharë, ndërsa qytetari, pasi zbret nga makina, i drejtohet: “Kë shan nga robtë ti?”

POSTIMI I MURRIZIT:

Kjo video tregon se ku është katandisur shteti.

Ky me motor, të cilin e rrahin në mes të rrugës në Durrës, para një muaji, “si gomarin në duhan”, është shefi i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini, dhe ish-shef i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

Ky që e rreh, siç duket, duhet të ketë “të drejtë”, se ndoshta i ka zënë rrugën, ose mund ta ketë “vartës”, nëse ky që e rreh është pjesë e “strukturave” që e kanë emëruar.

Ndoshta është edhe oficer i SHISH-it, të drejtuar nga Vlora Hyseni, dhe ka marrë “urdhër” që t’ia fikë “radarin” shefit të Komisariatit të Krujës.

Ehhh, ku jemi katandisur!

Kur rrihet në mes të rrugës një shef komisariati, vaj medet çfarë sigurie do t’u ofrojë kjo polici qytetarëve.

Dhe jo vetëm e ka rrahur, por, siç duket, nuk e ka lënë as të bëjë denoncim.

Bela e madhe kur je i emëruar dhe i promovuar nga klane të pista apo bota e krimit: edhe të rrahin, edhe nuk të lënë të “qash”. Me siguri, SHISH-i i Durrësit duhet të ketë “bërë” raport për këtë ngjarje “argëtuese” për qytetarët që ishin të pranishëm aty, në këtë moment “pikant”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.