Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në rrugën e re Qafë Plloçë-Korçe. Dy automjete të vogla janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej mjeteve me targa greke.
Nga të dhënat paraprake raportohet për të paktën tre persona të plagosur, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
