Gjykata ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur”. Bozo kishte paraqitur disa ftesa, duke argumentuar se nga data 24 tetor deri më 6 nëntor duhet të ishte i pranishëm në eventin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Globe”, që zhvillohet në Tajlandë.
Megjithatë, gjyqtarja e Elbasanit, Suela Lika, ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës së sigurisë.
Për rrjedhojë, kërkesa e producentit është rrëzuar dhe ai do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.
