Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi, në afërsi të qytetit të Patrës. Epiqendra e lëkundjeve ishte rreth 2 kilometra në veriperëndim të Chalandritsa, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 13 kilometra.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të konfirmuara për dëme materiale apo persona të lënduar.
Lëkundjet janë regjistruar në një zonë pranë Patrës, në rajonin e Peloponezit.

