Spektakël në rrugët e Tiranës, makinat e veçanta kthejnë kokat e qytetarëve

Tirana është kthyer në një arenë të veçantë të automobilizmit, ku makinat ikonike, nostalgjia dhe adrenalina janë bërë pjesë e një spektakli që po tërheq vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve.

Eventi “Tirana Grand Prix”, i organizuar nga DPSHTRR, po sjell për tri ditë me radhë në kryeqytet një përvojë të veçantë për të apasionuarit pas makinave, duke ndërthurur historinë, elegancën dhe emocionet e automobilizmit.

Qindra turistë dhe vizitorë kanë mundësinë të shohin nga afër automjete ikonike, ndërsa atmosfera festive dhe energjia e kryeqytetit e bëjnë këtë aktivitet një nga ngjarjet që po i japin ngjyra Tiranës.

Spektakli vijon edhe sot dhe nesër, me makina, pasion dhe adrenalinë në zemër të kryeqytetit.

“Tirana Grand Prix” synon të sjellë më pranë publikut kulturën e automobilizmit dhe të kthejë Tiranën në një pikë takimi për të apasionuarit pas automjeteve klasike dhe historisë së tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.