Degradon sh*rri në Korçë, 54-vjeçari përfundon me dëmtime në kokë

Një konflikt i dhunshëm mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka shkaktuar praninë e forcave të policisë në vendin e incidentit, ku efektivët kanë gjetur 54-vjeçarin me dëmtime në pjesën e kokës.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri dyshohet se ndodhej edhe në gjendje të dehur në momentin e konfliktit.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes, si dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të plotë mbi motivin e konfliktit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.