Gati një vit pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, është publikuar kënga e tij e re, “A je rahat pa mu”, një projekt që këngëtari kishte planifikuar ta lançonte gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 5”.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e cila tregoi se Shpati i kishte dërguar katër versione demo përpara hyrjes në reality show dhe ajo kishte përzgjedhur pikërisht këtë këngë.
Pas ndarjes së tij nga jeta, Selvija e mbajti projektin për muaj të tërë, pasi nuk ndihej ende gati emocionalisht për ta publikuar. Tashmë, ajo vendosi ta ndajë me publikun si një amanet të bashkëshortit të ndjerë, që zëri dhe kujtimi i tij të vazhdojnë të jetojnë përmes muzikës.
Për Selvijen, titulli “A je rahat pa mu” merr sot një kuptim edhe më të dhimbshëm, duke e kthyer këngën në një kujtim të veçantë që do të mbetet i gjallë përmes artit të Shpat Kasapit.
