Nga Naum Mara:
Liceu francez – një tjetër gënjeshtër elektorale
Në kulmin e protestave, Peleshi me pasvanët e tij, nxituan të propagandonin Ligjin për ngritjen e Liceut Francez në Korçë. Më pas vijuan me prerjen e 75 pishave, të mbjella ndoshta sa mbaroi Lufta e Dytë, përreth ndërtesës të Liceut Kombëtar, fondet e të cilës plotësisht ose pjesërisht ishin vënë dikur nga Thoma Turtulli.
Po përse e bën këtë Di Lana, në bashkëpunim edhe me disa kaqolë të tjerë?
Qëllimi është i pastër elektoral dhe njëkohësisht të fusë në xhep ato që marrin në këto rastet e ndërtimeve publike.
Për fat të keq, Korçës dhe shumë qyteteve shqiptare nuk ju duhet më një Lice Francez. Edhe pse kam shkruar vazhdimisht për rolin e madh , që ka pasur Liceu në jetën e Korçës para Luftës së Dytë, më duhet të them që gjuha dhe kultura franceze nuk kanë më peshën e tyre në botë.
1. Nuk ka dhe më pak ka për të pasur në të ardhmen nxënës shqiptarë, që të duan të studiojnë në universitetet e Francës.
2. Më pak shqiptarë kanë prirje të emigrojnë sot në Francë.
3. Me rritjen e rolit të Inteligjencës Artificiale do zbehet edhe rëndësia e shkollimit në një gjuhë tjetër veç anglishtes.
4. Edhe këtu ku jetoj, ku frëngjishtja është gjuhë jo vetëm zyrtare, por e shumicës, vendasit janë të trembur se po humbet dita ditës.
Mund të ketë edhe arsye të tjera se pse nuk është më i nevojshëm një Lice Francez në Korçë, por po përqëndrohem edhe në “frika” që kanë opozitarët për të demaskuar këtë lojë të Peleshit.
Një Lazjon Petri, që me sa di është në krye të protestave Flamingo, ndërsa denonconte prerjen e pishave nuk theshte dot që ky projekt është një gënjeshtër, që edhe pse do realizohet nuk i vlen korçarëve.
Unë nuk e di nëse shteti francez ka dhënë ndonjë fond për ndërtimin e Liceut(ka të ngjarë që jo), por qoftë francezët dhe më shumë kaqolët e Aleancës Frankofone, po i “shërbejnë“ bandës hajdute të Edi Ramës dhe Niko Peleshit.
Dënglat e Liceut Francez ashtu si ato të “Parisit të Vogël” janë për t’ju marrë edhe një herë votën në zgjedhjet vendore të vitit tjetër.
Korçarë, mos e gëlltitni këtë karrem që është fare bajat këtë rradhë.
