Korça befason me çmimin e kafesë! Arrin deri në 120 lekë filxhani, a e kishit menduar?

Një filxhan kafeje në qendër të Korçës arrin deri në 120 lekë, një çmim që po tërheq vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve. Ajo që e bën edhe më interesante situatën është krahasimi me Frankfurtin e Gjermanisë, ku në disa lokale në qendër mund të gjesh një kafe edhe me 2.50 euro.

Pra, një qytet si Korça, i njohur për traditën e kafesë dhe kulturën e lokaleve, po përballet me çmime që nxisin krahasime edhe me qytete të mëdha europiane.

Ndërkohë, në zonën e Katedrales çmimi arrin në 120 lekë, ndërsa në Pazarin e Vjetër një kafe vijon të kushtojë 100 lekë.

120 lekë ose rreth 1.4 euro në Korçë, 2.50 euro në Frankfurt! (Ku ora minimale paguhet 13.9 euro) A është bërë kafja në qytetin juglindor më e shtrenjtë nga sa prisnim?

Ndërsa në Korçë, ku të ardhurat janë shumë më të ulëta, 120 lekë për një filxhan kafeje marrin një tjetër kuptim.…

Pra, çështja nuk është vetëm sa kushton kafja, por edhe sa mundësi ekonomike kanë qytetarët për ta përballuar atë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.