Korça paguan një nga tarifat më të larta të ujit në Shqipëri, por kjo nuk e ka penguar Ujësjellësin Rajonal të përfundojë në një situatë të rënduar financiare. Miliona euro kredi të pashlyera, qindra milionë lekë fatura të pambledhura dhe detyrime ndaj furnitorëve janë disa nga problematikat e evidentuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ndersa Korça eshte në krye të tarifave për furnizimin me ujë për abonentët familjarë, por barra financiare për konsumatorët mbetet e konsiderueshme.
Por ajo që ka nxitur edhe reagime të qytetarëve është fakti se, pavarësisht tarifave të larta, ndërmarrja vijon të përballet me vështirësi të mëdha financiare.
Në komentet e tyre, qytetarët ngrenë edhe një tjetër shqetësim, atë të pagave të punonjësve të Ujësjellësit.
“Po çfarë thoni more. Korça ka çmimin e ujit më të lartin në Republikë. Por punonjësit e kësaj ndërmarrjeje kanë pagat më të larta në Republikë”, shkruan një qytetar në reagimin e tij.
Ky koment ngre pikëpyetje mbi nivelin e pagave, numrin e punonjësve dhe mënyrën se si administrohen shpenzimet e personelit në një shoqëri që ofron një shërbim jetik për qytetarët.
Qytetarët paguajnë tarifa të larta dhe presin një shërbim cilësor.


