Shqipëria vijon të dominojë përballjen ndaj Bjellorusisë, duke çuar rezultatin në 2-0 falë një goli të Elseid Hysajt. Në minutën e 57-të, mbrojtësi kuqezi provoi me një goditje të fuqishme me këmbën e majtë. Topi u devijua nga një lojtar kundërshtar, duke marrë një trajektore të papritur dhe përfunduar në rrjetë.
Një gol me vlerë të veçantë për Hysajn, i cili regjistron kështu golin e tij të tretë me fanellën e Kombëtares shqiptare.
Me këtë realizim, kuqezinjtë thellojnë avantazhin në 2-0 dhe hedhin një tjetër hap të rëndësishëm në këtë përballje.
