“U SHKRETUA KORÇA!” Ilir Vrenozi HABIT me pamjet nga Pedonalja: “3 veta këtej, 2 andej” Zgara, bomboneria dhe lokalet bosh!”

Pamje që ngrenë pikëpyetje për gjendjen e jetës ekonomike dhe turistike në qytetin e Korçës. Ilir Vrenozi ka publikuar një video nga Pedonalja e qytetit, ku ajo që bie në sy është mungesa e njerëzve dhe aktivitetit në një prej zonave më të frekuentuara të Korçës.

Sipas pamjeve të publikuara, në orën 17:00–17:20 të pasdites, se Diel….

Pedonalja paraqitet pothuajse e boshatisur. Lokalet, dyqanet, ëmbëltoret dhe bizneset përgjatë saj duken me shumë pak klientë, ndërsa në disa prej tyre nuk shihet pothuajse askush.

Gjatë videos, Vrenozi shpreh habinë për situatën, duke treguar njëri pas tjetrit bizneset e boshatisura. Edhe ëmbëltorja dhe Zgara e Prodhimeve Korçare, sipas pamjeve, duken pa klientë.

“U shkretua Korça, o bir i nënës! Është gjynah! Ora pesë e ca e pasdites dhe gjithçka bosh”, shprehet ai gjatë videos.

Pamjet ngrenë një shqetësim: Çfarë po ndodh me Korçën dhe bizneset e saj?

Pamjet e publikuara kanë hapur diskutimin për boshatisjen e bizneseve dhe mungesën e lëvizjes në një nga pikat më të njohura të qytetit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.