Tag Archives: basketboll

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja historike, Kosova dhe Shqipëria formojne ligen Unike

Është zyrtarizuar marrëveshja historike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Shqipërisë. Duke filluar nga sot këto 2 shtete do të kenë një ligë të përbashkët në basketboll.Pas shumë negociatave, sot, në Tiranë, është nënshkruar marrëveshja për unifikimin e ligave. Kampionati do të quhet “Liga Unike” dhe në të do marrin pjesë 8 skuadra (4 ekipet më të mira nga secili shtet).

Po ashtu, edhe bordi sot përbëhej nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 sekretarë të përgjithshëm të të dyja federatave.

Kështu atë që nuk e bëri politika, arrin ta bëjë sporti, që “fshin” kufijtë mes dy vendeve, ndërsa basketbolli “djeg” sportet e tjera dhe bëhet i pari që bashkon dy vendet.