Nga Vepror Hasani
Një prej poezive të vëllimit “Lulet e Verës”, poeti Naim Frashëri e shkroi enkas për Korçën. Nga Korça ishte nëna e tij, Emineja, bijë e Mirahorëve, themeluesve të qytetit të Korçës, saktësisht bijë e Islam Mirahorit dhe e Zymbyles.
Vetë Zymbylja (nëna e Eminesë), ishte bijë e Mehmet pashë Zëmblakut, pasardhës të Sinan Pashës, pashait më të fuqishëm të Toskërisë. Emineja u martua në Frashër me Halitin, me të cilin pati 6 djem dhe 2 vajza.

1- Abdylin (1839-1892),
2- Nafisenë (1841-1894),
3- Sherifin (1843-1874),
4- Naimin (1846-1900),
5- Shanishanë (1848-1871),
6- Saminë (1850-1904),
7- Tahsimin (1853-1876), vdiq i ri, student
8- Mehmetin (1856-1918)

Advertisement