Pas deklarimit se të ardhurat e kompanisë që do t’i jepte për të prekurit nga tërmeti, Dua Lipa ka bërë një gjest tjetër human për vendin e saj.Ajo tashmë është fokusuar në krijimin e disa bluzave të personalizuara, të ardhurat nga shitja e të cilave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Tek bluzat shkruhet “Pray for Albania”, “Dua Lipa” dhe do të kushtojë 45 dollarë.
Përmes postimit të saj ajo u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që duhet ndihmë e madhe për Shqipërinë në këto momente , të marrin bluzat, pasi të ardhurat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor për të ndërtuar një shtëpi apo ndihmuar sadopak ata.


