Ëndrrat kthehen në realitet vetëm nëpërmjet punës së madhe dhe asnjëherë me dorëzim. Pavarësisht vështirësive që në një vend mund të jenë pak më të mëdha e diku tjetër më e lehtë, arritja e qëllimit ka gjithmonë shumë shkallë për t’u kaluar.
E këtë herë një histori e bukur na vjen nga qendërmbrojtësi që dikur luante në Superiore, me Skënderbeun.Ka gjasa që pas kësaj merkato të janarit,të jete në fushën e lojës, me fanellën e Atalantës ne serina A.

Në një intervistë të dhënë për “Fotbollskanalen” ka pranuar se zërat për një interesim të Atalantës janë të vërteta, megjithëse nuk jep shumë detaje për atë që do të ndodhë. Transferimi nga Skënderbeu te Kalmari i ka dhënë një dorë të madhe këtij lojtari, që duke i shtuar edhe paraqitjet me Kosovën, ka bërë që të jetë i kërkuar nga ekipe të njohura.


