MARSHOJMË DREJT KREUT

Nga Tomas Menkshi

Traversa vazhdon ende të lëkundet
por rrjeta më në fund u ça,
prej gëzimit tribuna po tundet
dhe Bregu fitoren na dha.

Çdo ndeshje është një finale
futbolli është sport i vështirë,
3 pikët na zgjidhin shumë halle
në renditje të jemi më mirë.

Kundërshtarët vetëm shtrihen
lojën për ta vonuar,
me zor çohen, me zor ngrihen
1 pikë për të fituar.

I mbyturi të mbyt
nuk duhet nënvlehtësuar,
gjithmonë duhen hapur syt’
fitoren për të mos e diskutuar.

Forca Mbreti Madhështor
zemrat tona i gëzo,
drejt kreut me ashensor
Europën siguro !!!