Çdo ditë e më shumë të rinjtë po largohen dhe kjo përbën një fakt shumë shqetësues për vendin tonë. Gjithashtu, edhe lindjet kanë rënë ndjeshëm dhe sa vjen dhe po trefishohet numri i të moshuarve.Specialistet e Shëndetit Publik kanë reaguar në lidhje me këtë situatë dhe theksojnë se as popullata shqiptare nuk po i shpëton plakjes.
Nga raportet që janë bërë rezulton në dy dekadat e fundit, numri i të moshuarve është rritur shumë. Nga 8% që zinte kjo grupmoshë në vitet 2001, në 2018 të moshuarit zënë 14% të popullsisë, shkruan A2.

Sipas projeksioneve të INSTAT në 2031, mosha mesatare e popullsisë do të jetë 42 vjeç, numri i vdekjeve do të rritet ndërsa shtimi i popullatës do të jetë edhe më i ulët.
