U luajtën ditën e sotme, takimet e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Nuk mund të mungonin surprizat. Teksa në Grupin B, vëmendja ishte te sfida mes Laçit dhe Bylisit. Pavarësisht triumfit 3-2 të kurbinasve, është skuadra ballshiote ajo që kalon në turin çerekfinal, për shkak të fitores 2-0, në sfidën e parë.
Për sa i përket sfidave të tjera, nuk ka pasur surpriza. Kukësi dhe Skënderbeu kanë bërë detyrën në shtëpi, duke mos lëshuar pe ndaj Lushnjës dhe Besës, ndërkohë që përballja mes Luftëtarit dhe Apolonisë u mbyll në barazim pa gola, teksa janë fierakët atë që kalojnë më tej.
Skenderbeu do të ndeshet ne çerekfinale me skuadren e Bylisit.

REZULTATET:
SKËNDERBEU-BESA (2-0) 1-0
Mensah 39′
KUKËSI-LUSHNJA (1-0) 3-0
Rroca 47′ , Gotberg Kuper 50′ , 88′
LAÇI-BYLISI (0-2) 3-2
Greca 18′ , Nuabueze 57′ (p), Xhixha 90+4′ / Hidi 59′ (p), Guindo 70′
LUFTËTARI-APOLONIA (0-3) 0-0

Nuk mund të mungonin surprizat në Grupin A, Partizani nuk ia ka dalë të përmbysë Besëlidhjan. Pavarësisht triumfit 3-1 në sfidën e sotme, skuadra e Sormanit është eliminuar, për shkak të humbjes 3-0 në sfidën e parë.
Partizani-Besëlidhja (0-3) 3-1
Telushi 9′, 20 (p), 84’/ Hajdari 5′
Flamurtari-Vllaznia (2-2) 0-2
Silvio Rodrigez Zhunior 28′ (p), 74′
Teuta-Erzeni (3-1) 3-1
Hoxha 47′, Kalaja 75′ (p), Beqaj 90+3 (p) / Xhixhua 8′
Tirana-Kastrioti (3-1) 4-0
Halili 13′, Beshiraj 19′, Morina 62′, Kraja 78′
Çiftet çerekfinaliste :
Bylis – Skënderbeu
Apolonia – Kukësi
Tirana – Besëlidhja
Vllaznia – Teuta
Besëlidhja shmangu një… sfide si Tirana-Partizani

