Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se vazhdon analizimi i kampionëve të dytë të analizave.Manastrliu tha se deri më tani janë 283 raste që janë testuar, ndërsa 15 raste kanë dalë pozitive, përfshirë edhe rastin e zonjës që ndërroi jetë.
“Vazhdon kampioni i dytë i analizave. Janë 283 raste te testuara dhe 15 raste pozitive. Po bëhet një punë e madhe në territor, qoftë në shërbimin që po ofrohet.

Ndërsa sa i përket të personelit në Durrës ajo tha:
“Në kampionin e parë të testimeve në spitalin e Durrësit, dua që të njoftoj që të gjithë testimet janë negative. Kjo do të thotë që të gjithë mjekët kanë vepruar sipas protokolleve.
Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave edhe sa i përket pacienteve dhe familjarëve”.
